-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Escobar i mëshoi shkelm derës së zyrës së BE-së në Bruksel”, Matoshi me fjalë të mëdha për Qeverinë Kurti, ja çka e detyroi Serbinë

Rekomandime

Analisti politik, Halil Matoshi, i cili ishte edhe këshilltar i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës, që sipas tij, e detyroi Serbinë të zbatojë marrëveshjen.

- Advertisement -

Matshi përmes një postimi në facebook thotë se, Kosova e riktheu edhe vëmendjen e KFOR-it për detyrën e vet primare, e që është ruajtja e kufirit të jashtëm të Kosovës.

Ai thotë se Kosova gjithashtu arriti që me krizën në veri të përfshij direk SHBA-në në dialogun e Brukselit përmes përfaqësuesit Escobar.

Madje ai thotë se Gabriel Escobar i mëshoi shkelm derës së zyrës së BE-së në Bruksel.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Kosova riktheu vëmendjen e fjetun të ndërkombëtarëve!

- Advertisement -

Kosova u dasht me e rikthy vëmendjen e KFOR-it për detyrën e vet primare (ruajtje të kufirit të jashtëm të Kosovës) tue zbatu me masa policore nji marrëveshje administrative në kufi me Serbinë, tue mos e leju tutje poshtnimin.

Vërtet, Kosova nuk e rinegocioi Marrëveshjen por e detyroi Serbinë me e zbatu!

Pra, arriti me e imponue me polici speciale (e cila kthehet në Prishtinë të shtunën) zbatimin e Marrëveshjes së vitit 2016 (pika 9), që palët i detyron me i mbulu pjesët relevante të targave me stikersa (SRB dhe RKS), gjatë kalimit të kufirit ndërshtetnor, si zgjidhje e përkohshme që, pas gjashtë muajsh ekipet teknike të dyja vendeve të arrijnë nji zgjidhje të përshtatshme dhe të përhershme.

Vlen me u theksu se, kriza në kufi ndikoi në përfshirje direkte të ShBA, në dialog në Bruksel, përmes përfaqësuesit Escobar, i cili i mshoi shkelm derës së zyrës së BE në Bruksel, që palët me shty drejt finales: Marrëveshjes Gjithpërfshimëse!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit