8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Arrestohet Igballe Huduti, i quajti kriminelë amerikanët që vranë gjeneralin iranian

Rekomandime

Policia e Kosovës ka arrestuar Igballe Hadutin, aktiviste e njohur për mbështetjen e rrymës fetare iraniane në Kosovë, e cila ditë më parë pas vrasjes së gjeneralit iranian, kishte reaguar ashpër në rrjetet sociale duke kritikuar Amerikën dhe presidentin Trump.

- Advertisement -

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, Huduti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, pas bastisjes që ishte bërë në shtëpinë e saj.

Huduti përmes reagimit të saj kishte lartësuar figurën e Qasim Soleimanit.

Madje, Huduti shkon edhe më larg duke e quajtur shtetin më aleat të Kosovës, SHBA-në, kriminelë.

- Advertisement -

“Njerëzit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajnë gjak kriminile ata janë të vdekur por vetëm frymojnë për tu turpëruar vet dhe kombin e vet kriminel. Kriminelet ta deshën vdekjen e cila nuk është vdekje por shehidllek me i bukur qe ka mund ta ketë dikush ne shekullin 21”, kishte shkruar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit