8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Edhe sot asnjë vdekje nga coronavirusi, 18 raste të reja

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

- Advertisement -

Ndërsa, gjatë kësaj kohe janë raportuar 18 raste të reja të infektuara.

Sipas MSH’së gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 2 mijë e 595 persona, ndërsa deri tani nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 69.686 doza të vaksinës.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Reklamë

02 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

- Advertisement -

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 69.686 doza të vaksinës.

Nga 2.325 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 239 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.382.

Në total numri i rasteve aktive është 1.822.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/embed/u/0/reporting/2e546d77-8f7b-4c35-8502-38533aa0e9e8/page/MT0qB

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit