-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Eskalojnë tensionet, Azerbajxhani kërcënon Armeninë me sulm ndaj reaktorit bërthamor

Rekomandime

Azerbajxhani i ka rritur në masë dramatike tensionet në konfliktin me Armeninë pas kërcënimit të qartë për bombardim të reaktorit bërthamor, që do të shkaktonte katastrofë për rajonin e Kaukazit.

“Pala armene nuk duhet të harrojë se sistemi raketor i shtetit tonë na mundëson ta sulmojmë reaktorin bërthamor Metsamor me saktësi, që do të mund të sillte katastrofë të madhe për Armeninë”, tha Vagir Dargahli, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit.

- Advertisement -

Ky kërcënim nxiti reagim të ashpër nga Armenia dhe i thelloi shqetësimet se dhuna më e rëndë mes dy vendeve në katër vjetët e fundit mund të dalë shpejt jashtë kontrollit, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Ministria e Jashtme e Armenisë e dënoi këtë deklaratë, duke e cilësuar si “shfaqje e terrorizmit shtetëror, që reflekton qëllimet gjenocidale të Azerbajxhanit”, siç thuhet në deklaratë.

Reaktori bërthamor “Metsamor” gjendet pak kilometra nga qytetet me dhjetëra mijëra banorë dhe vetëm 35 kilometra larg kryeqytetit armen, Yerevan, ku banojnë 1 milion njerëz.

- Advertisement -

Së paku 16 persona janë vrarë në të dyja anët e kufirit gjatë përleshjeve të armatosura mes forcave të këtyre shteteve. Në luftime janë përdorur tanke, dronë dhe artileri e rëndë. Sulmet kanë filluar nga 12 korriku.

Armenia dhe Azerbajxhani shpesh e kërcënojnë dhe akuzojnë njëra-tjetrën për provokime me sulme, në të cilat viteve të fundit janë vrarë dhjetëra njerëz, shumë prej të cilëve civilë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit