1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Eskalon anëtarja e VV’së, Donika Gashi: Ofendon rëndë nënat kosovare

Rekomandime

Anëtarja e VV’së, Donika Gashi, ka ofenduar gratë në Kosovë, duke thënë se janë të dhëna shumë pas jetës sociale dhe karrierës, saqë duken neveritëse, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Sipas saj, ‘vetëm budalla’ shkon në pushime sivjet dhe se gratë duhet të kujdesën për fëmijët në shtëpi.

“As çerdhet, as shkollat. Deri ne shtator. Njeri prind rrinë me fëmijët. Te hapen ne Shtator, pas vlerësimit te situatës. Veç budalla sivjet rrezikon me ba pushime, le t’i këqyrin fëmijët e vet gratë, se fort janë dhanë mas jetës sociale e karrierës, saqë po bahen edhe neveritëse”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ky koment i saj vjen në grupin e krijuar në Facebook nga kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ku një qytetar ka pyetur se a duhet të hapen më shpejtë çerdhet.

- Advertisement -

Ai në këtë pyetje po ashtu ka thënë se ka shumë familje që punojnë dhe nuk ka kush të kujdeset për fëmijët.

Por kjo siç duket e pengoi anëtaren e VV’së, e cila eskaloi me ofendime ndaj nënave kosovare.

- Advertisement -

Këtij komenti të Gashit, i janë përgjigjur shumë gra e po ashtu edhe burra duke e kundërshtuar qëndrimin dhe komentin e saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit