8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Eskalon debati mes Matoshit e Shalës: “Përshëndete suksesin e qeverisë”, “O hajvan, Zoti e ka nalë”

Rekomandime

Debati i mbrëmshëm në emisionin ‘Politiko’ të Kanal10 për çështjen e shtyrjes ose mos-shtyrjes së zgjedhjeve është përcjellur me tensione mes analistëve,.

- Advertisement -

Dy opinionistët Halil Matoshi dhe Krenar Shala kanë pasur një moment jo fort të këndshëm gjatë debatit për vendimet e qeverisë Kurti.

Derisa Matoshi ishte duke kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje, në mbrojtje të qeverisë Kurti ka dalë analisti Krenar Shala i cili e ka pyetur Matoshin se pse nuk po i përshëndet sukseset e qeverisë.

“A mundesh me e përshëndetë qeverinë, se po kqyr veç kur po o keq po kcen?”, e pyet Shala, Matoshin.

- Advertisement -

“Po çfarë ka bërë qeveria”, ia kthen sërish me pyetje Matoshi!

Shala vazhdon duke insistuar në mbrojtje të qeverisë duke thënë “a janë ndalë rastet?”

- Advertisement -

Në këtë moment, Matoshi nxehet me insistimin e Shalës dhe i përgjigjet duke thënë: “Jo qeveria, po Zoti e ka nalë, o hajvan.”

Më pas, Matoshi i ka kërkuar falje Shalës për gjuhën e përdorur. /gazetametro.net 

Për më tepër, ndiqeni videon nga minuta 54:26.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit