19.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Eskalon deputeti Haxhi Shala, tregon si Thaçi e Haradinaj i shkuan në shtëpi

Rekomandime

Deputeti nga radhët e Nismës, Haxhi Shala, tha se nuk ka kërkuar ndonjë post në Qeverinë Hoti, por se partia nuk ka nevojë t’i bëjë nderë dy herë një njeriu.

“Shembull Skender Reçica, i kanë bërë nderë dy herë, ka qenë njëherë ministër. Nuk ke nevojë, pse të bëhet sërish. Kryesia e partisë duhet të vendosë për çdo emërim”, tha Shala.

- Advertisement -

Shala për disa anëtarë të Nismës, tha se nuk pajtohet që ata të monopolizojnë partinë dhe se partia duhet të mbledhet me kryesinë dhe të vendosin bashkarisht.

“Unë nuk i votojë njerëzit që nuk kanë sjellur vota në parti, i cili nuk ka shërbyer në ngritje të partisë”, ka deklaruar ai.

Më tutje Shala ka folur edhe për deklaratën e tij lidhur me formimin e Qeverisë Hoti dhe vizitën e presidentit Thaçi dhe ish-kryeministrit Haradinaj.

- Advertisement -

“Në momentin që më kanë thënë se Qeveria Hoti varet nga vota ime, u kam thënë u krye ky muhabet, mund të vazhdojmë të pijmë çaj. Po ta dija se qeveria varej nga vota ime, nuk do ta bëja atë deklaratë që e kam bërë se nuk do ta votojë”, tha Shala.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit