Këngëtari kosovar, Labinot Tahiri ka eskaluar duke përdor gjuhë banale në një postim në profilin e tij në Facebook pas paralajmërimeve që kishte bërë se do të thërras protesta nëse nuk do të ketë organizim të dasmave si pasojë e pandemisë.
Tahiri ka shkruar se për të nuk është e rëndësishme a mbahen dasmat duke përdorur një fjalor banal.
“Ngoni mirë, unë sja qi sezonen e nanes as pak, se punoj qe 20 vjet!Unë kam fol për të gjitha ndërrmarjet, shembull ; nëse qilet ajroporti si kan me udhëtu 200 e 300 udhetarë o mut”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se nëse sot e lë muzikën do të mund të jetojë edhe 20 vjet pa punuar.
“Ngoni mire, sot me e lan muziken jetoj edhe 20 vjet pa punua askund me ndjers e kam ba punen dhe paguaj tatim e jap per shtetin ka te sillen”, ka shkruar ai.