1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Eskalon situata në Kuvend/ Asamblisti i LDK-së e lag me ujë Drejtorin e Arsimit në Podujevë (VIDEO)

Rekomandime

Është tensionuar debati në Kuvendin Komunal të Podujevës.

Në mbledhjen e cila po mbahet dhe po debatohet për gjendjen në Arsim, këshilltari i LDK-së, Ekrem Rrahmani, ka hedhur ujë në drejtim të Drejtorit të Arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu, raportojnë mediat lokale të cilat kanë publikuar edhe pamje nga ky moment.

- Advertisement -

Për situatën që u krijua në Kuvendin Komunal të Podujevës, ka reaguar edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, në Podujevë, Ardi Hasani.

Hasani ka thënë se LDK përveçse e flet të pavërtetën, e pengon edhe kur të flitet e vërteta.

“Duke e folur të pavërtetën e duke e penguar kur të flitet e vërteta!

- Advertisement -

Fjala është për LDK-në në Kuvendin Komunal të Podujevës.

Për fat të keq, këta as në pozitë as në opozitë.”, shkruan ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit