11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Eskalon situata në një lagje të Shkupit, shqiptarët dalin në rrugë

Rekomandime

Në lagjen Hasanbeg të Shkupit ka eskaluar situata, duke bërë që banorët shqiptarë të dalin në turma në rrugë.

- Advertisement -

Sipas raportimeve të qytetarëve, dhe përmes një video live në Facebook, kjo ka ndodhë për shkak se policia ka shkuar në shtëpi të disa shqiptarëve aty për t’i arrestuar dy persona.

Nuk është dhënë informatë se për cilat arsye po arrestohen këta dy persona, që sipas raportimeve të para janë shqiptarë.

Dalja ka ndodhë, sipas raportimeve, për arsye proteste ndaj veprimeve të policisë. Ata që kanë transmetuar tubimin e shqiptarëve kanë thënë se Njësia Speciale maqedonase ka përdoru edhe dhunë. Kjo megjithatë nuk është e konfirmuar zyrtarisht.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit