2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“Eskorta”, femrat kosovare po i fitojnë milionat, prokuroria i mbyllë sytë

Rekomandime

Sa i përket eskortë femrave vendet evropiane e kanë të rregulluar më anë të ligjeve përkatëse. Ku në vendet si në Gjermani një femër eskort çmimi saj sillet nga 1000 euro ( 8 orë ) deri në shumën 15000 euro vikend. Ndërsa personat që zakonisht e përdorin këtë lloj shërbimi janë kryesisht biznesmenët dhe grupet e tjera të interesit të cilët pastaj kanë mundësi që shërbimet e tilla ti dhurojnë funksionarëve institucional”, thotë Shala për “Kosova Sot Online”.

Një fenomen që nuk është provuar deri para pak vitesh në Kosovën e pavarur, kohëve të fundit ka marr hov të madh e ashtuquajtura “eskorta” përcjellëse femrave, që po ju shërbejnë njerëzve brenda Kosovës e deri në Dubai, e madje edhe më larg në vendet arabe.

- Advertisement -

Kjo veprimtari e pa ligjshme në Kosovë, është bërë edhe shumë profitabile, pavarësisht anës së pistë të prapaskenës së saj, e që nuk kontrollohet fare nga institucionet e shtetit.

Kjo veprimtari publike, por e pa kontrolluar dhe e pa penguar nga askush, në praktikën kosovare po rrëshqet drejtë prostitucionit publik si profesion akoma i pa legalizuar.

Po hyre në mediet sociale apo po t’i shohësh nëpër Kosovë, femrat e kësaj kategorie bëjnë jetë super luksoze, thuajse janë gratë e ndonjë prej sheikëve.

- Advertisement -

Edhe përkundër faktit se një pjesë e madhe e këtyre femrave kanë pasur të hyra milionëshe në llogaritë e tyre bankare, shteti nuk e kontrollon prejardhjen e atyre parave, edhe pse për këtë janë të informuara si BQK-ja ashtu edhe policia e prokuroria, por deri më sot prokuroria kosovare i ka mbyll sytë dhe nuk ka hapur asnjë rast, pasi që këto vajza eskorta-prostituta thuhet se janë kryesisht të dashurat e prokurorëve, policëve, pushtetarëve si dhe mafio-oligarkëve që po vazhdojnë të sundojnë në Kosovë.

Drizan Shala

Lidhur me këtë temë, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti dhe hulumtuesi Drizan Shala.

- Advertisement -

Sipas tij, kjo mënyrë e sjelljes në vendet e zhvilluara është krejtësisht legale dhe e kontrolluar nga shteti, por në Kosovë ky fenomen është krejtësisht i pa kontrolluar dhe mjaft serioz si dukuri devijonte.

Sa i përket eskortë femrave vendet evropiane e kanë të rregulluar më anë të ligjeve përkatëse. Ku në vendet si në Gjermani një femër eskort çmimi saj sillet nga 1000 euro ( 8 orë ) deri në shumën 15000 euro vikend.

Ndërsa personat që zakonisht e përdorin këtë lloj shërbimi janë kryesisht biznesmenët dhe grupet e tjera të interesit të cilët pastaj kanë mundësi që shërbimet e tilla ti dhurojnë funksionarëve institucional”, thotë analisti Drizan Shala për “Kosova Sot Online”.

Sipas Shalës, derisa në Kosovë nuk rregullohet me ligj një angazhim i tillë, atëherë veprimi i kundër ligjshëm do të merr përmasa akoma më të mëdha.

Në qoftë se në Kosove do të rregullohet me anë të ligjit që femrat që merren me eskortë të paguajnë obligimet në raport më ATK-në atëherë një veprimtari e tillë do kishte me qenë më e kontrolluar dhe kështu do të kishte mundur që shteti të ketë qasje edhe në dosjet e eskortë firmës, se cilët individ po shfrytëzojnë një gjë të tillë, nëse e kanë të ndaluar më ligji të vendit të punës, si në prokurori, gjykata, polici, ATK,FSK, Dogana etj“, shprehet Shala për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit