1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Eurodeputetët i shkruajnë letër Merkelit, kërkojnë liberalizimin e vizave për Kosovën brenda vitit 2020

Rekomandime

Ish- sekretari i Ministrisë së Integrimit Evropian, Demush Shala ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme 33 anëtarët e Parlamentit Evropian nga 4 grupe më të mëdha parlamentare të PE-së i kanë shkruar Kancelares Merkel dhe Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Seehofer që të sigurojnë se vendimmarrja për liberalizim të vizave për Kosovën të përfundohet brenda vitit 2020 në kuadër të Presidencës Gjermane.

Shala po ashtu ka thënë se duhet të shfrytëzohet 6 mujori i radhës kur Gjermania ka kryesimin e BE-së.

- Advertisement -

Sipas tij po e humbëm mundësinë e liberalizimit vizave edhe në gjashtë muaj të ardhshëm të Presidencës Gjermane, liberalizimi i vizave do hyn me një stad të pa parashikueshëm.

Njoftimi i plotë:

Dje, 33 anëtarët e Parlamentit Evropian nga 4 grupe më të mëdha parlamentare të Parlamentit Evropian i kanë shkruar Kancelares Merkel dhe Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë z. Seehofer që të sigurojnë se vendimmarrja për liberalizim të vizave për Kosovën të përfundohet brenda vitit 2020 në kuadër të Presidencës Gjermane.

- Advertisement -

Ky është shembulli se si duhet të bashkëpunojmë me miqtë e Kosovës sikur Eurodeputetja znj. Viola Von Cramon-Taubadel për të realizuar interesat e qytetarëve, e jo duke humbur kohë me mesazhet e kota nëpër twitter që vetëm izolojnë Republikën e Kosovës edhe më tuje nga miqtë ndërkombëtar.

Për 4 ditë do hapet dritarja më e mirë gjashtë mujore për të siguruar liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës, çysh nga viti 2016. Në veçanti në këto gjashtë muaj, spektri politik në Kosovë duhet të tregoj vullnetin dhe përgjegjësinë politik për të siguruar përfundimin e izolimit të qytetarëve të Kosovës.

- Advertisement -

Po e humbëm mundësinë e liberalizimit vizave edhe në gjashtë muaj të ardhshëm të Presidencës Gjermane, liberalizimi i vizave do hyn me një stad të pa parashikueshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit