2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Eurodeputeti kritikon sanksionet e BE-së: Janë të dështuara nuk janë të duhura për autokratin Putin

Rekomandime

Eurodeputeti belg Guy Verhofstadt ka kritikuar Bashkimin Evropian për politikën e ndëshkimeve që ka ndjekur deri më sot ndaj Rusisë që pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Kritikat, Verhofstadt ia ka adresuar drejtpërdrejt shefit të diplomacisë së Unionit, Josep Borrell.

- Advertisement -

Sipas tij, arsyeja pse paketat e ndjekura deri më tani nga BE janë të dështuara është se ato janë të dizajnuara për vende demokratike dhe jo për një autokrat si Putini.

Guy Verhofstadt e quan qesharak embargon e qymyrit duke sjellë në vëmendje se përbën vetëm 3 për qind të importeve nga Rusia ndërsa thekson se ende 50% e institucioneve financiare ruse kanë ende akses në sistemin SWIFT.

- Advertisement -

“E dini pse strategjia juaj nuk funksionon? Sepse paketat progresive të sanksioneve me një autokrat nuk funksionojnë. Ato funksionojnë në demokraci, me demokratë, që e kanë një opinion publik të vërtetë. Në Rusi nuk ka më opinion publik i vërtetë. E vërteta është që nuk funksion pasi paketa e pestë është çfarë? Qymyr. Është qesharake. Përbën vetëm 3% të importeve nga Rusia. Nxjerrja nga SËIFT-i, qesharak. Më shumë se 50% e institucioneve financiare janë ende jashtë pezullimit. Dhe oligarkët….Oligarkët do t’u shpëtojnë sanksioneve, ose do të humbasin pak nga paratë e tyre. Duhet të gjurmoni 6000 njerëzit rreth e qark Putinit. Njerëzit që vërtet punojnë me Putinin. Dhe listën e kemi…”

Eurodeputeti belg i bën thirrje Borrell-it që të bëhet një mbledhje e radhës në të cilën do të aprovohet një paketë e plotë sanksionesh që mund të bëjnë vërtet diferencën.

- Advertisement -

“Është koha të ndryshoni strategjinë, është koha që të keni një tjetër mbledhje të Këshillit të Evropës sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ndiqni një paketë të plotë sanksionesh të cilat mund të bëjnë vërtet diferencën. Çdo gjë tjetër do të zgjasë Iuftë, çdo gjë tjetër do të thotë më shumë ukrainas të vr*arë.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit