17.5 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Ukraina publikon shifrat, kaq trupa ushtarake ruse janë eliminuar për 43 ditë Iuftë

Rekomandime

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se që nga fillimi i Iuftës në Ukrainë më 24 shkurt e deri më 7 prill, Rusia ka humbur 18 mijë e 900 ushtarë.

Gjithashtu është njoftuar se rusët në këtë Iuftë kanë humbur 698 tanke, 1891 APC, 332 sisteme artilerie, 108 MLRS, 150 avionë dhe 135 helikopterë.

- Advertisement -

Ndërkaq Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka bërë të ditur se ushtria ruse ka humbur edhe 1358 automjete ushtarake, 55 mjete të mbrojtjes ajrore, 7 varka ushtarake, 76 depozita karburanti, 96 UAV taktike, 25 njësi pajisje speciale dhe 4 sisteme të lëvizshme SRBM.

Kjo është bërë e ditur në faqen “War in Ukraine”, ku po publikohen informacionet e fundit lidhur me situatën atje.

Kujtojmë se sot janë bërë 43 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin e Ukrainës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit