2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Eurodeputetja gjermane: Grenelli, Trumpi dhe të gjithë të tjerët duhet ta respektojnë vendimin e kosovarëve

Rekomandime

Deputetja gjermane në Parlamentin Evropian dhe raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Viola Von Cramon-Taubadel, është shprehur se kryeministri Kurti ka bërë hap pozitiv me propozimin për heqjen e pjesshme të taksës dhe tani është radha e Serbisë që të shfaqin vullnet të mirë për të lëvizur përpara.

Deputetja e PE-së ka thënë se taksa 100 për qind është duke i dëmtuar të dyja palët.

- Advertisement -

Ne të gjithë duhet të kuptojmë se hapi i Kurtit është një sinjal i rëndësishëm që ai është i gatshëm të lëvizë përpara dhe se dëshiron të ketë marrëdhënie më të mira.

E shoh këtë si një hap pozitiv dhe tash duhet ta presim reagimin e Serbisë.

Kurti e bëri një ofertë, diçka në të cilën mund të punohet.

- Advertisement -

Përfundimisht, taksa është duke i dëmtuar të dyja palët, prandaj nuk është në interesin e askujt që ajo të mbahet për më gjatë. Në anën tjetër, në fund të fundit, kjo ishte vetëm një reagim pas fushatës së Vuçiqit për çnjohje.

Prandaj, nëse Beogradi dëshiron të lëvizë përpara, edhe ata duhet të shfaqin ca vullnet të mirë”, ka deklaruar ajo për Express.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se SHBA dhe gjithë të tjerët duhet të respektojnë vendimin e institucioneve kosovare.

Grenell-i, Trump-i dhe të gjithë të tjerët duhet ta respektojnë vendimin e kosovarëve.

Në Kosovë kishte zgjedhje demokratike dhe ata votuan për një qeveri të re.

Nuk na përket neve që të vendosim se kush duhet të jetë në anën tjetër të tavolinës.

Pra, duke u bazuar në Kushtetutë dhe në korniza të tjera ligjore të Kosovës, është e qartë se kush duhet të përfshihet në vendimet për projektet infrastrukturore.

Këto janë kërkesa minimale dhe, thënë përgjithësisht, gjithmonë është më mirë të përfshihen sa më shumë aktorë që është e mundur për të krijuar përkrahje të gjerë për projekte të ndryshme”, ka deklaruar ajo.

Eurodeputetja Von Cramon është shprehur se Bashkimi Evropian nuk duhet të ndryshojë rregullat lojës sa i përket liberalizimit të vizave, pasi Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret.

Natyrisht, ato kanë qenë kërkesa teknike, nuk ka hapësirë për ushtrimin e diskrecionit nga shtetet anëtare.

Për më tepër, nuk do të ishte e drejtë që të ndryshohen rregullat e lojës në mes të lojës. Kosova i ka bërë detyrat e shtëpisë, tash janë detyrat e BE-së”, ka deklaruar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit