Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurdeputetja gjermane, Viola von Cramon, e ka quajtur tragjike atë që ndodhi të mërkurën mbrëma në Kuvendin e Kosovës, ku u rrëzua Qeveria Kurti përmes një mocioni.
Ajo në një reagim në postimin e Ambasadorit Boris Ruge, zv.president i Konferencës së Munihut, ka shkruar në Tëitter, se tash votat janë vjedhur sërish nga të vjetërit.
“Nuk e di se çfarë të them.
Një klasë politike totalisht e papërgjegjshme.
Vendosin interesat partiake dhe karrierat e tyre para vendit të tyre.
Njerëzit e gjorë në Kosovë kanë shpresuar për reforma, sundim të ligjit, drejtësi dhe të ardhme më të mirë.
Tash votat janë vjedhur nga të vjetërit sërish. Tragjike”, ka shkruar ajo.