Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Evgjeni Thaçi-Dragusha, ka kritikuar mospërmendjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj në Kuvend në Ditën e Çlirimit të Kosovës.
Thaçi -Dragusha që është edhe mbesa e presidentit Hashim Thaçi, i ka thënë Osmanit se “mund edhe ta mohosh atë, por kjo veç sa e rrit legjendën dhe lavdinë e gjithë atyre djemve e vajzave që dhanë gjithçka për ketë liri qe të gjithë e gëzojmë”.
Postimi i plotë i saj në Facebook:
Vjosa Osmani, sot mund edhe të mos e permendesh Ushtrine Çlirimtare të Kosoves, mund edhe ta mohosh atë, por kjo veç sa e rrit legjendën dhe lavdinë e gjithë atyre djemve e vajzave që dhanë gjithçka për këtë liri që të gjithë e gëzojmë. Vjosa Osmani, sa e vogel je!