Lidhja Demokratike e Kosovës – përkundër se me rezultat të ngushtë – pas tetë vjetësh, do ta rikthejë Prishtinën.
Kështu tregon rezultati i EXIT POLL i realizuar nga Albanian Post dhe Instituti “Source”.
Përqindja është tejet e afërt, por megjithatë rezultati tregon se Përparim Rama ka 50.98%, derisa Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje ka 49.02 të përqindjes së përgjithshme.
Kjo është përmbysje e rezultatit, meqë në raundin e parë Vitia kishe dalë i pari.
Në zgjedhjet e 17 tetorit Vitia pati fituar 42.33% kurse, Përparim Rama 29.35.