3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Fahri Xharra: Kush ishte George Maniakos që ”na paska sjellur në tokat serbe“?

Rekomandime

Kush ishte George Maniakos që ”na paska sjellur në tokat serbe“?

- Advertisement -

Shkruan Fahri Xharra

Një përgjigje falsifikimeve serbe , ku sipas akademikëve serb;” neve na paska sjellur George Maniakos në shekullin 11 –të në “tokat serbe”?

Kush ishte ai që na paska larguar nga Kaukazi dhe Sicilia për t’I pushtuar “ tokat serbe” ?

- Advertisement -

Fillimi i shekullit të 11-të ishte kulmi i lavdisë së Bizantit të epokës së dinastisë maqedonase. Pas fushatave fitimtare të perandorit Vasili II (mbretëroi në 976-1025), Perandoria Romake Lindore rifitoi sovranitetin e saj mbi një sërë territoresh nga malet armene deri në gadishullin italian. Por Basili nuk ishte në gjendje të pushtonte Sicilinë, megjithëse ishte shumë afër një fushate siciliane në fund të mbretërimit të tij.

(https://allinnet.info/antiquities/george-maniakes/ )

- Advertisement -

George Maniakes (greqisht: Γεώργιος Μανιάκης, armenisht: Գևորգ Մանյակ; italisht: Giorgio Maniace; vdiq në 1043) ishte një komandant bizantin i shekullit të 11-të që pushtoi Siçilinë për Bizantin në 1038-1040. Maniakes ishte armen me origjinë.

Në vitin 1038, i dalluar gjatë luftërave lindore, protospatharios George Maniakes u emërua katepan i Italisë nga Perandori Mihail IV Paflagoniani. Në të njëjtën kohë, ai u emërua strateg vendas. Si katepan, atij iu besua detyrimi për të pushtuar të gjithë Italinë dhe për të marrë Sicilinë nga arabët.

Në këtë kohë, Maniakes ishte konsideruar gjenerali më i shkëlqyer i kohës së tij. Siç u përmend tashmë [në postimin burimor], ai ishte vendosur në Siri, pasi kishte fituar një pikë të rëndësishme të fortë për perandorinë e Edesës. Dhe kur iu caktua katepani italian, radha ishte e Siçilisë.

Pushtimi i Sicilisë nga arabët

Pushtimi i Sicilisë filloi gjatë periudhës në të cilën dinastia muslimane Aglabite (ose Aghlabite) ishte shumë e fuqishme dhe kontrollonte Mesdheun nga fortesa e saj, Tunizia. Emri i kësaj dinastie vjen nga emri i paraardhësit të saj – Ibrahim ibn al-Aghlab.

Një pushtim i ngadaltë dhe i vështirë Muslimanët, të cilët u larguan në vitet 1820 nga Tunizia e sotme, arritën të pushtonin ishullin në hapësirën e rreth një shekulli. Ishte një pushtim i ngadaltë dhe i vështirë. Filloi pasi një oficer në shërbim të Bizantit, Euphemius i Mesinës, u rebelua kundër Bizantit dhe iku në Tunizi për të kërkuar ndihmë nga dinastia Aglabite, e cila, duke ndërhyrë në ndihmë të tij, vendosi të sulmonte Siçilinë, jo vetëm për të siguruar plaçkë, por luftojnë kundër Bizantit dhe fillojnë të pushtojnë ishullin e pasur në mënyrë të qëndrueshme.

Pushtimi i Sicilisë u krye gjithashtu nga dinastitë e ndryshme që vinin me radhë në krye të botës arabe. Pushtimi sicilian fillimisht u drejtua nga aglabitët; por më pas u mbajt nga Fatimidët, një dinasti që mbajti pushtetin nga fillimi i viteve 1900 deri në gjysmën e parë të shekullit të 12-të. Fatimidët kishin kryeqytetin e tyre në Kajro. Pas kësaj, dinastia Kalbite ishte themelore.

Eshtë e njohur që Jugu i Italisë ishte ven i lashtë i arbëreshve jo vetëm autokton por edhe të ardhur në shekujt e ndryshem.

Dyzet shekuj të Sicilisë pellazgjike

Jemi në Sicili ( virtualisht ,pra ) dhe e shohim këtë ujdhesë me një histori të lashtë e ndarë mes për mes nga lumi Imera . Rëndësia e këtij emri e ka vlerën e vet sepse Imera ishte emër pellazgjik .

Shikoni se çka shkruhet nëpër materialet e ndryshme për këtë ;” The Grande River (Greek: Ἱμέρας, Latin: Himera; Italian: Fiume Grande or Imera Settentrionale) is a river of Sicily, rising in the heights near Cozzo Levanche, and flowing approximately 35 kilometres (in the Province of Palermo) to the Tyrrhenian Sea at the site of the ancient city of Himera. The drainage area is approximately 342 square kilometres (132 sq mi), making it one of the principal rivers of Sicily to flow into the Tyrrhenian. “

Pra , Lumi i Madh (Greek: Ἱμέρας, Latin: Himera; Italian: Fiume Grande or Imera Settentrionale ),i gjatë vetëm 35 km ( në Provincën e Palermos ) i quajtur greqisht Imeras (Ἱμέρας ), latinish Himera dhe rrjedha e tij që shkon afër qytetit antik Himera .
Sa do që janë munduar t`a përvetësojnë si Imeras apo Himera ,as sesi nuk kanë mundur ti ikin fjalës pellazge Imera ( Imira ) që do të thotë “ I miri “ , edhe sot shqip I miri.

Ky nuk është “ zbulim ‘ por e gjeta të shkruar në faqen 347 të librin “Quaranta secoli racconti su le due Sicilie del Pelasgo- Matn-eer “ të botuar më 1846 , në Napoli ( e publikuar Emanulele Bidera) .

Pra , në vazhdime do të iu informoj për “ Dyzet shekujt e Sicilisë Pellazge “, dhe me një qëllim për të gjithë ata që flasin shqip që ta ndiejnë vetën krenar që fatbardhësisht janë pas-pas ardhësit e popullit më të lashtë në Europë -pellazgëve. Kjo është një e vërtetë e mohuar , sepse kurrsesi nuk mundeshin ta pranonin që shqiptarët jemi populli më i vjetër në këtë Europë të vjetër , nismëtarët e saj.
Edhe diçka më shumë ( po aty ) :

T` a përkthejmë ; “Dhe vërteton që gjuha e sotme Albanese (shqipe ) është mbetje e të së stërlashtës pellazgjike , jo vetë për pohime etologjike por edhe për ngjarjet antike.

Serbët e quajnë veten “pellazg “ , një hipokrizi historike nga një popull që e polli Rusia në vitet 1800 AD

Si e shpjegonte prifti katolik francez Jean- Claud Faveyrial historinë shqiptare?

-Origjina e Shqiptarëve – Pellazgët, ngulimet e tyre të hershme – ndërtimet e tyre.Në përgjithësi është pranuar se Shqiptarët i përkasin racës pellazgjike -thotë historiani Kantu (vëll. 1, fq. 544). Pellazgët ishin shumë të lashtë për Grekët, më të lashtët, të cilët përbënin një racë mitike, si Titanët dhe Ciklopët. Por, historia e tyre na është përcjellë veçse nga pushtuesit e tyre, ndërkohë që ata vetë ishin tepër të paqytetëruar për të na lënë njoftime tepër të sakta. Gjithashtu, shfaqen në traditat klasike, si një sfond i errët që i humbet vështrimit. Nuk është, pra, e çuditshme që autorët grekë i përshkruajnë ata si barbarë.“Por -përgjigjet Kantu -faktet dëshmojnë se Pellazgët sollën në Greqi, jo vetëm disa arte, por një sistem të tërë besimi, artesh dhe gërmash. Ajo ishte një racë po aq sa bujare, edhe e pafat. Gjuha e tyre, më e ngjashme me latinishten se sa me greqishten, u ruajt në dialektin eolian dhe në atë epirot, që helenët i cilësonin si barbare”.Nga vitet 1900 para Krishtit, Pellazgët zinin të gjithë vendin nga Orno deri në Bosfor. Gjithandej ata ngritën fortesa të shumta nën emrin e Larisës në Thesali dhe në Greqi, e të Tursit në Itali. Perënditë e tyre kryesore qenë Dodona në Epir, Kabiret në Samotrakë, Eleuzia në Atikë. Po ashtu, nën pluhurin e legjendave, -shton Kantu (vëll. 1, fq. 548) -shfaqen mirësitë që ata mbartën me vete. Dhe në faqet e maleve të Pindit, Olimpit, Helikonit, -qendërzime të Pellazgëve, -Grekët arritën të krijojnë religjionin, filozofinë, muzikën, poezinë. Në brigjet e Penesë Apoloni kulloste kopetë dhe Orfeu zbuste kafshët e egra. Në Beoti Amfioni ngriti qytetet nën tingujt e lirës së tij, domethënë, ai përpunonte artet e bukura për të përhapur qytetërimin. Mbretëritë e Argosit dhe të Sikionit, më të lashtat e Greqisë, u themeluan nga Pellazgët. Dinastitë e Tebës, Thesalisë, Arkadisë, Tirintit, Mikenës, të Likozurit-qytetit më të moçëm të Greqisë, po ashtu janë pellazge. Vijnë Helenët. Nuk u mjaftuan që i mundën Pellazgët, por kërkonin edhe ti poshtëronin. Duke qënë luftëtarë, ata hodhën përbuzjen mbi këtë racë bujqish dhe punëdashësish, madje i dëbuan edhe nga Thesalia, ku ata punonin prej dy shekujsh e gjysëm. Çfarë u bë atëhere me këtë popull fatkeq? Një palë u tërhoqën në Arkadi, në Kretë, në Epir, në Itali, dhe Siçili. Por të gjithë nuk mund të merrnin arratinë. Ata që mbetën u shndërruan në shërbëtorë. Si rrjedhojë, shumë shpejt, në çdo shtet të Greqisë, llogariten dhjetë herë më shumë skllevër se sa qytetarë. Në Atikë kishte 350 mijë të tillë, në Korint 450 mijë, në Egjinë 460 mijë, dhe -sipas Ateneut -Arkadia kishte 300 mijë. Të gjitha ato shtete të Greqisë -vazhdon Kantu -kishin gjithsej 20 milionë të tillë (vëll. 2, fq. 186).Disa filologë pretendojnë se Pellazgët flisnin greqisht. Por, gjuha shqipe që ekziston ende dhe që, pak a shumë e pastër, është në mënyrë të pakundërshtueshme një e folme pellazgjishte, -ajo vetë dëshmon se sa pellazgjishtja ndryshon prej greqishtes. Veç kësaj, Herodoti, i cili shtron po këtë pyetje, në një periudhë kur shumë bërthama të Pellazgëve ende ekzistonin, pohon se ata flisnin një gjuhë barbare, dhe shton se vetë Athinasit, duke u bërë Helenë, ndryshojnë gjuhën (Herodoti, libri 1, k. 57 e 58)…. https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/fahri-xharra-si-e-shpjegonte-prifti.html

Fahri Xharra,20.03,2023
Gjakovë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit