16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Fajon uron Kurtin e VV’në: Koha për t’i bërë fjalët vepra

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, sllovenja Tanja Fajon, ka përshëndetur procesin e djeshëm zgjedhor, pasi sipas saj ka qenë i qetë dhe demokratik.

Fajon ka thënë se rezultati i zgjedhjeve tregon që qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe tashmë është koha që fjalët të shndërrohen në vepra.

“ Dua që të përgëzoj Kosovën për zgjedhjet e djeshme të drejta dhe demokratike. Njerëzit kanë votuar për ndryshim dhe tani është koha që fjalët të shndërrohen në vepra”, ka thënë Fajon, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Tutje ajo ka uruar edhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren dhe kandidatin e saj të nominuar për kryeministër, Albin Kurtin.

“Uroj Lëvizjen Vetëvendosje, për fitoren dhe të nominuarin për kryeministër, Albin Kurtin”, ka përfunduar Fajon në profilin e saj në ‘facebook’.

Fajon ndryshe është avokuesja më e madhe në Parlament Evropian që Kosovës t’i liberaizohen vizat

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit