Verona ka bërë një mbrojtje jashtëzakonisht të fortë këtë sezon.
Dyshja shqiptare, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla e kanë “blinduar” prapavijën e skuadrës së Veronës.
Ata tashmë kanë mbrojtjen më të mirë në Serie A së bashku me Juventusin dhe Cagliarin.
Të tri skuadrat në 9/10 xhirot e para të kampionatit kanë pranuar vetëm nga 8 gola.
Nëse në ndeshjet e nesërme Cagliari dhe Juve pranojnë gol, atëherë Verona do të mbetet më e mira.