7.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Legjenda angleze: S’kam parë kurrë lojtar si Xhaka që s’mëson nga gabimet

Rekomandime

Granit Xhaka nuk mëson nga gabimet e veta dhe do të ketë vështirësi t’i ndreqë marrëdhëniet me tifozët e Arsenalit, sipas ish-yllit të Anglisë dhe Manchester Unitedit, Gary Neville.

- Advertisement -

Kapiteni i Arsenalit, Xhaka, është në qendër të vëmendjes pas zënkës së ashpër me tifozët e vet në barazimin 2:2 kundër Crystal Palace të dielën, transmeton Gazeta Express.

Xhaka u fishkëllye nga tifozët e vet teksa doli nga fusha pasi u zëvendësua herët në ndeshje në Emirates Stadium.

Kjo e nxiti atë të reagojë më zemërim ndaj tifozëve, duke ia hedhur shiritin e kapitenit bashkëlojtarit të vet Pierre-Emerick Aubameyang, para se t’i shante tifozët e vet.

- Advertisement -

Mesfushori shqiptar e vazhdoi tërbimin dhe e hoqi fanellën para se të futej në tunel rrugës për në zhveshtore.

Neville e ka mbështetur sado pak Xhakën sa i përket incidentit, duke thënë se reagimi i tij emocional ishte tregim i natyrës së tij të zjarrtë. Por, në përgjithësi, ish-mbrojtësi i Unitedit dyshon seriozisht nëse 27-vjeçari është i përshtatshëm për të qenë kapiten i klubit.

- Advertisement -

“Unë kurrë nuk e kam parë një lojtar i cili mëson më pak se Xhaka nga përvoja e vet. Ai i bën 400 ndërhyrje të vonshme në lojë dhe ndëshkohet me karton në çdo ndeshje që e shoh unë. Unë nuk e shoh çdo ndeshje të tij, por çdo herë që e shikoj, ai ndëshkohet”, tha Neville.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit