10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Qeveria nuk i jep para për mëditje KQZ-së, ia ndan 100 mijë euro më pak për zgjedhjet në Podujevë

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Komisionit Qendror Zgjedhor për ndarjen e mjeteve financiare për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës.

Në dokumentin që e ka siguruar media, Qeveria ka ndarë 393 mijë e 474 euro për mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Podujevës, 100 mijë euro më pak sesa kishte kërkuar KQZ-ja.

- Advertisement -

KQZ-ja kishte kërkuar nga qeveria e Kosovës që të ndajë 491 mijë euro për dy roundet në këtë zgjedhje.

Ministri, Besnik Bislimi në mbledhjen e qeverisë e quajti zhvatje kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të ndarë nga buxheti i shtetit rreth 116 mijë euro për paga dhe mëditje të komisionerëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.

Mirëpo, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti si përgjigje për Bislimin tha se qeveria duhet që të kujdeset që të mos jep kualifikime, që mund të jenë të pabazuar.

- Advertisement -

Të kujdesemi si qeveri që asnjëherë të mos japim kualifikime që mund të jenë bindje tona personale, por, që mund të jenë të pabazuara.

Ju e keni obligim, duhet të kujdeseni që çdo cent që ndahet për KQZ-në të shpenzohen sipas rregullativës, ju duhet të kujdeseni se si po shpenzohen këto mjete”, tha Hoti

- Advertisement -

Në vendim thuhet se mjetet e ndara sipas këtij vendimi mund të përdoren vetëm për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë në kategorinë e shpenzimeve mallra dhe shërbime dhe shpenzime komunale dhe mjetet e pashpenzuara duhet të kthehen në buxhetin e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit