1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fama prej budallakinave s’të bën intelektual, por budallë më të madh

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Ekzistojnë shumë njerëz në Kosovë që kanë famë, bazuar komplet në budallakina. Ajo famë stë bën njeri të rëndësishëm. As intelektual. Thjeshtë të bën budallë më të madh.

Madje, edhe po qe budalle i shkolluar, prap njejtë është.

“Shkolla s’të bën njeri, ti shton zerot”, është një thënie e urtë e popullit tonë. Pra, duhet të jesh 1 që të bëhesh 10, 100 apo 1000. Po qe zero, edhe 1 milion zero po tu shtuan, prap zero mbetesh.

- Advertisement -

Po more shumë like në fb a instagtam nuk bëhesh i rëndësishëm. Je i pëlqyer, kaq. I rëndësishem je kur merren me veprimtarinë tande dhe kur nga aktiviteti yt bëhen ndryshime.

Liket vijnë shpejt e ikin edhe ma shpejt. Madje, ikin kur je nga kati i 30 dhe bie pingul.

- Advertisement -

Nuk je gazetar vetëm nëse punon me një medium dhe u shërben bossave të politikës apo të nëntokës. As grupeve tjera dhe merresh tanë ditën me rrena.

Gazetar bëhesh nëse informon publikun dhe e thua të vërtetën duke i shërbyer popullit.

Nuk bëhesh shkrimtar vetëm nëse shkruan libra. Shkrimtar bëhesh nëse librat tu lexohen, studiohen e komentohen. Nëse jeton nga ato shkrime, atëherë je shkrimtar.

Nuk bëhesh futbollist nëse luan arave. Futbollist bëhesh nëse luan në Kampionatin Evropian apo Botëror.

Shpresoj që një ditë edhe në këtë vend të çmohen vlerat. Atëherë s’kena me i deshtë budalltë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit