1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Familja Jashari e gatshme ta marrë postin e presidentit

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, vlerëson se zgjedhjet nuk do të ishin zgjidhje për vendin.

- Advertisement -

Jashari në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë që nuk e sheh të unifikuar mjaftueshëm spektrin politik.

“Si shtet, që nga paslufta s’kemi qenë në krizë më të thellë; qoftë ekonomike, qoftë politike, por edhe “vëllazërore” si popull shqiptar që jemi. Spektri politik, nuk janë të unifikuar. Shfrytëzoj rastin, si anëtar i familjes Jashari, t’i bëj ftesë liderëve politik, që të jenë më të matur, më të kujdesshëm në situatën që jemi, sepse nuk mendoj që zgjedhjet do të na zgjidhin problemin e postit të presidentit”.

“Mendoj që edhe pas zgjedhjeve, sërish do të jemi në situatën e njëjtë, nëse s’kanë konsensus dhe marrëveshje mes vete. Po shpresoj, që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të bëhet zgjidhja”.

- Advertisement -

Në anën tjetër, është përfolur edhe emri i Murat Jasharit, nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, si kandidat i mundshëm për president të Kosovës.

Për këtë, Jashari ka shprehur gatishmërinë e kësaj familje, që të kandidojë për president të Kosovës nëse është e nevojshme.

- Advertisement -

“Në situatën që jemi tani nga dorëheqja e Thaçit deri më sot, s’ka asnjë kontakt nga asnjë subjekt politik ose lider politik, qoftë me Muratin ose me mua për këtë temë”.

“E kam thënë edhe një herë, ne anëtarët e gjallë të familjes Jashari, nuk është që i frikësohemi përgjegjësive në momente të caktuara, sepse kemi treguar edhe në të kaluarën, që dimë dhe mundemi të kontribuojmë, kur ka nevojë vendi. Unë besoj që nëse vjen deri në atë pikë, që i gjithë spektri politik, dakordohen që të propozojnë një kandidat nga familja jonë, ne do të marrim përgjegjësi”.

“Për fat të keq është cituar familja Jashari vetëm kur kanë pasë nevojë; qoftë në zgjedhje ose situata të vështira, kur kanë qenë. Por, kur kanë siç thotë populli ‘shlirë, pa asnjë telashe’, kanë harruar të vijnë në vizitë, e lëre më shumë”, u shpreh Jashari.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit