1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Familja nga Prishtina që nuk i ka gëzuar festat asnjëherë për shkak të kushteve të rënda ekonomike, derti i tyre është strehimi

Rekomandime

Varfëria dhe kushtet e rënda, duket se e kanë plakur shumë, madje edhe fuqia e ka lënë.

Xhyliza Avazi, 56 vjeçe nga Prishtina, jeton në kushte tejet të rënda sociale.

Ajo bashkë me djalin e saj Egzonin, kanë mbetur të vetëm, pa zotin e shtëpisë, Shefki Avazin, I cili pas një sëmundje të mushkrive, kishte vdekur në vitin 2015, duke e lënë Egzonin 16 vjeçar, të vetëm me nënën e tij.

- Advertisement -

Shtëpia në të cilën jeton Xhylizaja së bashku me Egzonin, nuk i plotëson as kushtet minimale për jetesë.

Kjo familje jeton në një barakë në qendër të Prishtinës, barakë kjo e cila nuk është e tyre.

Për më tepër, Xhyliza Avazi tregon për IndeksOnline se deri para 3 vitesh ajo kishte gëzuar një pension prej 60 eurosh, të cilin tash e tre vite Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale i’a ka ndalur me arsyeimin se djali i saj Egzoni i ka mbushur 18 vjet dhe është në gjendje të punoj.

- Advertisement -

“Kom marrë social po ma kanë nalë, më kanë thanë që djali tash i ka bë 18 vjet edhe ai mundet me punu”, thotë zonja Avazi.

Ajo tregon se për shkak se djali është akoma i ri dhe prandaj nuk po e pranojnë në ndonjë punë.

- Advertisement -

Egzoni, 21 vjeç, e ka të përfunduar vetëm shkollën fillore, pasi që sipas nënës së tij, kushtet e vështira i’a kanë pamundësuar atij vazhdimin e shkollës së mesme, ndonëse Egzoni, sipas znj. Avazi ishte një djalë shumë i urtë por edhe i zgjuar, ai pas vdekjes së babait të tij, u detyra të qëndrojë pranë nënës.

Tutje ajo vazhdon se djalit të saj nga Komuna e Prishtinës, i’a kanë kërkuar 50 euro për qëndrimin e tyre në banesë sociale, ajo thotë ani pse djali kishte shkuar aty për të kërkuar ndihmë për ndërtimin e një shtëpie për ta, nga Komuna i’a kishin kërkuar pronën.

“I kanë thanë djalit sjellmi letrat qe e ki tokën, na t’nihmojna për shpi, po ku me marr na at tokë”, shprehet zonja Avazi.

Zonja Avazi, nënë e vetme, pa askënd tjetër, thotë se ajo vetë është e sëmurë nga diabeti dhe se ilaçet për këtë sëmundje i ka ndalur pas ndaljes së socialit, pasi që sipas saj paratë që i fitojnë gjatë ditës, nuk i mjaftojnë as për bukën e gojës.

Ajo thotë se bashkë me djalin e saj, dalin në tregjet e Prishtinës dhe shesin rroba të vjetra ku nga kjo shitja ata fitojnë më së shumëti 2 deri në 3 euro në ditë.

“Dal shes në Pazar, çka fitojna krejt 2-3 euro”.

Ajazi thotë se shtëpia e saj e cila është në gjendje të pabanueshme, ka vetëm një dhomë dhe asgjë tjetër.

Shtëpia e tyre nuk i posedon as kushtet minimale për të jetuar aty.

E mbuluar nga dheu e lagështira, kjo shtëpi e përcolli zonjën Avazi për gati 11 vite rresht.

Ajo në një intervistë për IndeksOnline, thotë se burri i saj sëmundjen e kishte fituar nga myku i cili edhe në pamjet tona duket shumë qartë.

Tutje Avazi tregon se as ajo e as djali i saj asnjëherë nuk kanë mundur ti gëzojnë festat.

Festa si e Bajramit dhe ajo e Vitit të ri, për zonjën Avazi dhe djalin e saj Egzonin, kishin qenë të njejta si zakonisht.

Ajo thotë se as që i’u bien në mend festat, duke shtuar se halli i saj i vetëm është strehimi.

Ajo thotë se djali i saj Egzoni nuk është shumë kërkues, duke shtuar se e kupton nënën e tij në rastet kur ata nuk kanë as buk për të ngrënë.

Zonja në fund Avazi thotë se dëshira e saj e vetme është që ta ketë një strehë të saj, ajo thotë se nuk dëshiron as ndihma e asgjë tjetër, por vetëm një kulm për të dhe djalin e saj.

Për më shumë, ndiqeni storien e plotë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit