Kombëtarja e Kosovës fitoi mbrëmë ndaj Malit të Zi me rezultatin 2:0, me golat e Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit.
Kosova fitoi dhe vazhdoi ëndrrën për kualifikim në kampionatin evropian ‘EURO2020’ dhe tani ndodhet në pozitën e tretë në grup.
Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ishin rreth 12.500 tifozë, të cilët ishin fantastik dhe treguan atmosferë të jashtëzakonshme në tribuna.
Një nga tifozët kishte vendosur të bëjë një fanellë speciale për këtë ndeshje në të cilën shkruan: “EURO2020 na prit, Kosova po vjen”.