11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

93 vjeçari që përdorë kompjuterin, ka llogarinë e tij në Facebook dhe hulumton nëpër internet

Rekomandime

Përderisa në vendet perëndimore përdorimi i teknologjisë nga moshat e shtyra është diçka e zakonshme, të njëjtën gjë nuk mund ta themi edhe për vendin tonë.

Por, për dallim nga bashkëmoshatarët e tij dhe të moshuarit tjerë, 93 vjeçari pejan, Ragip Rusta është një përdoues pasionant i internetit dhe hulumtimit në të.

- Advertisement -

Ai madje ka edhe llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, platformë të cilën e përdor për komunikim dhe informim, po duke mos lënë anash edhe hulumtimin në botën e gjerë të informatave që i ofron interneti.

Unë kompjuterin e përdori tash e 30 vite. Para luftës ma ka blerë djali kompjuterin, derisa pas luftës ma ka dhuru llap topin. Më është bërë shprehi përdorimi i tij. Nuk mundem pa kompjuter. Ka sende interesante shumë, sepse krejt historia njerëzore është këtu, nga të gjitha lëmitë që kërkon e gjenë këtu. Ka shumë njerëz që nuk e kanë provu mu aktivizu në internet”, ka theksuar Rusta për telegrafin.

Sipas tij, Facebook dhe hyrja në internet është diçka pa të cilën nuk mundesh t’i qëndrosh larg.

- Advertisement -

Ka njerëz që janë shumë më të rinj se unë dhe nuk janë aktiv nëpër rrjete sociale dhe as në përdorimin e internetit”, ka shtuar Rusta.

Ai ka konstatuar se dikur analfabetë konsideroheshin ata që nuk e njihnin shkrimin dhe leximin, derisa anaflabetë modern sipas tij, janë ata që nuk dinë ta përdorimin teknologjinë dhe internetin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit