Xherdan Shaqiri ka “shpërthyer” sonte me një gol dhe asist në fitoren me përmbysje ndaj Marseille 2:1, në kuadër të javës së 14-të në Ligue 1.
Marseille kaloi i pari në epërsi në minutën e 10-të përmes Guendouzit.
Deri në minutën e 76-të, nuk pati reagim nga Lyoni, derisa u shfaq Xherdan Shaqiri.
Ai fillimisht shënoi gol të rrallë me kokë në minutën e 76-të, para se të asistonte në të 89-tën për Dembelen, i cili realizoi gol të mrekullueshëm.
Nga WhoScored, Shaqiri u shpall lojtari i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.1.
Me këtë fitore, Lyon shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e shtatë, kurse Marseille mbetet i treti me 40.