15.7 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

“Fatmir Limaj është kandidat i denjë për të qenë president i ardhshëm i Kosovës”

Rekomandime

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, thotë se kryetari i partisë në të cilën gjendet, Fatmir Limaj, është i denjë për të qenë president i ardhshëm i Kosovës.

- Advertisement -

Por, Sherifi thotë se pozicioni i Nismës është se tavolina për çështjen e presidentit nuk duhet të kushtëzohet me kandidatura paraprake.

“Ju e dini që pozicioni i Nismës është që nuk duhet tryeza të ngarkohet me propozime paraprake, pra nuk duhet të ketë propozime e aq më pak kushtëzime para se palët të ulen në tavolinë dhe cila do të ishte zgjidhja që do t’i ofronte vendit kjo tavolinë për Nismën do të ishte e pranueshme.

Nisma nuk e ka kusht e as problem çështjen e kandidaturës, por nuk mund të themi që zotëri Limaj nuk i plotëson të gjitha kushtet për të qenë president i vendit dhe unifikues i pozitës e opozitës.

- Advertisement -

Ai është kandidat i denjë, po aq sa mund të jenë edhe kandidatë të tjerë, por siç thashë Nisma vazhdon të jetë në pozicionin që të shkojë në tavolinë pa kushte dhe pa propozime paraprake, le tja lëmë tavolinës propozimet.

Kushdo që ka diçka të thotë le të flasë në tavolinë, kjo përvoja disa ajvëshe me propozimet paraprake dinë të shndërrohen edhe në kushte që e pengojnë edhe organizimin e tavolinës. Jemi për tavolinë pa kushte e propozime paraprake”, tha Sherifi.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit