Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka thumbuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se se është duke udhëhequr me njerëz që kanë bashkëpunuar me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK’në) më shumë sesa Limaj, shkruan Gazeta Metro.
Në këtë pjesë të debatit, Fatmir Limaj fjalën e ka pasur për Mimoza Kusarin, e cila tash është shefe e grupit parlamentar të Vetëvendosjes (VV).
Ai ka quajtur atë pjesë të klubi të stërvjetuar politik.
“Kanë thënë që duhet të largohet klubi i stërvjetruar politik nga skena politike. Sot me klub të stërvjetruar është duke udhëhequr”, ka thënë Limaj.
Tutje i pari i Nismës, tha se më shumë ka qenë Mimoza Kusari në qeveri me PDK’në, sesa ai vetë që ka qenë pjesë e kësaj partie.
“Mimoza Kusarin e ka shefe të Grupit Parlamentar. Më shumë ka qenë ajo pjesë e qeverisë së PDK’së se sa unë. Boll kam punuar unë dhe shokët e mi për me sjellë në pushtet Hashim Thaçin në pushtet, por më shumë ka punu Mimoza Kusari. Ka qenë zëvendës-kryeministre dhe ministre e Hashim Thaçit. Po e përsëris, më shumë ka qenë në qeverisjet e PDK’së ajo, se që kam qenë unë”, ka thënë Limaj në RTK.