19.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Ish eprori i lartë i UÇK’së: Kush janë profiterat që pinin kafe me Ivica Stanishiqin në Brezovicë kur Jusuf Gërvalla i kundërvihej Serbinë?

Rekomandime

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përsëri ka reaguar pas akuzave që po i bëhen ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës.

- Advertisement -

Miftari përmes një postimi në Facebook, shkruan se kur babai i Donikës, Jusufi i kundërvihej Serbisë, disa profitera dhe ish-pushtetarë që tash po e akuzojnë Donikën pinin kafe në Brezovicë me Ivica Stanishiqin.

Ai thotë se gjithashtu kafe kanë pi edhe në katin e dytë të SUP-it me Selim Broshën e Ibush Kllokoqin.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Kur babai i Donika Gërvallës, heroi Jusuf Gërvalla me shokë i kundërvihej Jugosllavisë – Serbisë komuniste disa profitera dhe ish-pushtetarë që sot e akuzojnë Donikën, kinse në emër të UÇK, pinin dikur kafe e makiato në Brezovicë me Ivica Stanishiqin, shefin e DBS, dhe në Prishtinë katin e dytë në SUP-in (RDB) me Selim Broshën e Ibush Kllokoqin…!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit