1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Fatmir Limajn e braktis edhe një ish-deputete, dorëhiqet nga NISMA

Rekomandime

Valdete Dushica-Bajrami nga sot nuk do të jetë më pjesë e NISMA-s së Fatmir Limajt. Lajmin për largimin e ka konfirmuar vetë ajo përmes profilit zyrtar.

- Advertisement -

“Në mars të 2014 e fillova rrugëtimin tim politikë në Nismë dhe jam krenare për këto 7 vite punë si në kuvend, qeveri dhe në parti me një angzhim të palodhshëm, përkushtim dhe mbi të gjitha sakrificë, kalum periudha të rënda por edhe të sukseshme. Po ashtu, fal Nismës kam njohur shumë djem e vajza, burra e gra punëtor e të gatshëm të kontribojnë për zgjerimin e frymës socialdemokrate e që në rrethana tjera nuk do ta kisha pasur mundësin t’i njoh kurr. Falemnderit secilës e secilit për angazhimin dhe përkrahjen tuaj. Gjithashtu, dua të falenderoj Kryetarin Limaj që për këto 7 vite jo që ka qenë Kryetar i Partisë por edhe një mentor për mua në politikë. Unë më nuk do të jem pjesë e Nismës. Nismës e Kryetarit Limaj i uroj suksese në rrugëtimin politikë dhe gjithë aktivisteve e aktivistëve falemnderit për përkrahje e shumë suksese tutje”, ka shkruar ajo.

Kjo dorëheqje nga NISMA vjen pasi partia e Limajt nuk arriti të futet në Kuvend si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit ku mori rreth 2 për qind.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit