8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Si e vodhën serbët stemën ilire; tërfilin me katër fletëza

Rekomandime

Shkruan: Fahri XHARRA

- Advertisement -

E keni para sysh tërfilin me katër petale, një lule shumë e rrallë dhe sipas shumë vetave (edhe historikisht komentohet) gjetësit të saj, ajo do i sjellë fat. Zakonisht tërfili është me tri fletëza.

Shikuar historikisht , tërfili në të kaluarën tonë historike ishte edhe simbol i caktuar i parardhësve tanë, ilirëve.
Në postimet “historike” të sllavëve gjendet edhe tërfili me katër petale, të cilën ata e quajnë “Stema e vulave ilire” (Pečatni grb Ilirije). Në foton e parë ju e shihni një guri të gdhendur të fisit ilir të Daorsëve i gjetur në Bosnje si dhe amfora e vitit 530 para Krishtit po me atë shenjë tërfili, i cili është në muzeun e Luvrit në Paris.

- Advertisement -

Gurët e gdhendur ilir gjenden edhe në fshatin Vuksanaj, të cilët e kanë të gdhendur tërfilin me katër petale, simboli ilir i zhdukur nga anët tona me qëllim të caktuar.

Kalojmë më tutje, tërfili me katër fletëza u përvetësua nga Bizanti për të shprehur kryqin ortodoks e më vonë kaloi tek serbët .

- Advertisement -

Në propagandën mashtruese të Serbisë se 4 C (katër fletëshi) është i vjetër sa historia e tyre, por në fakt ata vetë janë viktimat e një rrene të madhe, me të cilën rriten dhe vdesin.
Slogani i tyre me 4 C “Vetëm harmonia i shpëton serbët” (Samo sloga Srbina spasava, Cамо слога Србина спасава) është vetëm se një sllogan nacionalist pa kurrëfarë baze historike.

 

guri i mbi varrit i gjetur në Bosnje, qyteti Kakanj

Në mediet serbe shkruhet që atë shenjë e gjetën në shkrimin pellazgë të Kulturës së Vinçës, që atëherë kur “shkruhej” çirilica. Medet, çfarë gënjeshtre historike! E shikoni në të majtë (e rrumbullakuar me të kuqe), një shprehje apo shkronjë pellazge, e cila nga që është bartur, serbët ishin larg këtyre anëve, e ndoshta as në Azi, prej nga e kanë prejardhjen.
Kjo shenjë e kryqit serb është e vjedhur nga heraldika Bizantine e mesjetës, dhe atë biles ia atribuojnë Shën Savës së tyre. Përralla!

Kryqi i stolisur me katër shkronja B (gr. V) rrjedh nga mottoja greke “βασιλεὺς βασιλέων, βασιλεύων βασιλευόντων”, një moto e futur në jetë nga Michaeli VIII Peleologu (1261 – 1282), i cili e kishte formuar dinastinë e tij dhe përdorej si flamur Bizantin. Pra, baza ilire, tërfili me katër petale u “shenjtërua” nga Bizanti.
Neve, shqiptarëve na iku, por serbët e morën si shenjë të tyre dhe me të cilën na lodhin historinë duke rrejtur dhe falsifikuar.

Ne heshtim, thuaje se nuk kemi gojë, thuaje se nuk jemi shqiptarë.

Stema ilire, shkruajnë sllavët me kohë u bë Stema e Bizantit e pastaj edhe stema e Serbisë.

Për deri sa ne merremi me të kaluarën osmane, lashtësia ynë po e ndërron pronarin. Marre!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit