-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Fatmir Rexhepi nga LDK: Vjosa Osmani do të jetë presidente e Kosovës

Rekomandime

Pushteti e ka vënë opozitën para shantazhit “zgjedhje ose Vjosa Osmani Presidente”. Por, a po i dorëzohet LDK-ja këtij shantazhi?

- Advertisement -

Ish ministri dhe ish deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka deklaruar se duhej të votohej Vjosa Osmani për pozitën e presidentes së vendit.

“Deputetët e LDK-së e kanë një shans të mirë që ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente me qëllim që ta përmbyllim formimin e institucioneve dhe kjo është në interes për vendin”, ka thënë Rexhepi për gazetën IndeksOnline.

Rexhepi madje ka shprehur bindjen se Osmani do të zgjidhet presidente e vendit, pasi Kosova nuk ka kohë për të humbur.

- Advertisement -

“Është çështje e tyre dhe mendoj se secili deputet e ka të drejtën të vendos. Unë mund të them që në seancën e radhës duhet të votohet dhe unë besojë se Vjosa do të zgjidhet presidente dhe s’kemi nevojë të humbim kohë pasi që kjo do të ishte një ngarkesë e madhe me çu vendin në zgjedhje andaj ky kapitull duhet të përmbyllet”, është shprehur z.Rexhepi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit