12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Dy zyrtarët që janë arrstuar sot dikur negocionin marrëveshje të fshehtë me Devollët kundër Telekomit

Rekomandime

Drejtoria e Kr.imeve Ekonomike dhe Korrpsionit në Policinë e Kosovës ka arrstuar dy ish-drejtorë të Telekomit nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Gazeta Express merr vesh se bëhet fjalë për ish-drejtorin e Financave, Armend Osaj dhe ish-drejtorin e marketingut, Trim Musliun. Express kohë më parë kishte raportuar se të dy kishin negociuar në mënyrë sekrete me Devollët, në kohën kur kompania publike ishte në prag të falimentimit.

- Advertisement -

Katër persona kanë përfunduar sot nën pranga nën dyshimet për keqpërdorime në kompaninë publike Telekomi i Kosovës.

Dy nga këta persona kishin pasur pozita të larta në Telekomin e Kosovës në kohën kur kanë ndodhur keqpërdorimet.

Dy ish-drejtorët Trim Musliu dhe Armend Osaj po dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

- Advertisement -

Musliu dhe Osaj janë emra të njohur, pasi që në kohën kur kompania publike ishte në prag të falimentimit, Express kishte raportuar se të dy këta ishin pjesë e negociatave të fshehta me Dardafonin e Devollëve.

Në maj të vitit 2019-të, Express kishte raportuar se një ekip i Postës e Telekomit të Kosovës në fshehtësi po negocion me Devollët, e Z-Mobile.

- Advertisement -

Gazeta Express nga burime mirë të informuara kishte marrë vesh se janë një listë e personave me pozita të larta në PTK që po bashkëpunonin Z-Mobile, derisa atë kohë po tentonin që të bënin vazhdimin e kontratës.

Në këtë ekip të Telekomit që po negocionte fshehtazi ishin saktësisht pesë persona, e një ekip ishte formuar edhe nga Dardafoni.

Se janë arrestuar sot katër persona e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

“Sot me 30 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku pas kompletimit të rastit do të jepen informacione shtesë”, kanë thënë nga policia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit