16.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Faton Abdullahu tregon arsyen e aderimit në PDK

Rekomandime

Analisti politik, Faton Abdullahu që sot aderoi në Partinë Demokratike të Kosovës, ka treguar arsyet se pse ka vendosur të futet në këtë parti.

Ai i ftuar në “Imazh” të RTK-së ka thënë që ka kohë që mendimet e tij përputhen me programet e kësaj partie.

- Advertisement -

Mendimet e mija, kritikat, lëvdatat që i kam drejtuar nga pozita e analistit kanë qenë në të njëjtin drejtim me PDK-në”, tha Abdullahu.

Vendimtar ka qenë ky viti i fundit, apo një vit e gjysmë, duke e parë që VV-LDK janë dy gjysma që edhe kur bashkohen nuk bëjnë një tërësi, për gjithë këtë revoltë që mua më kanë shkaktuar këtë situatë, PDK-në e kam parë opozitë dhe kjo më ka shtyrë që të aderoi në këtë parti”, shtoi Abdullahu.

Kujtojmë që Abdullahu ishte këshilltar i Isa Mustafës në të kaluarën sa kryetari i LDK-së ishte kryeministër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit