0.9 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Fauçi: Mos e nënvlerësoni Omicronin, ja kur përfundon pandemia

Rekomandime

Shkalla e infektimeve po rritet, edhe pse simptomat duken se janë më të buta.

Por Entoni Fauçi, këshilltari kryesor i presidentit amerikan për menaxhimin e pandemisë, paralajmëron se nuk duhen nënvlerësohen rreziqet që na vijnë nga Omicron.

- Advertisement -

Gjithashtu ai shpreson se tashmë jemi më pranë fundit të pandemisë.

Në një Amerikë tejet të përçarë, Fauçi sot 81-vjeç, urrehet nga disa, por konsiderohet si një shpëtimtar nga shumë të tjerë.

Mjeku dhe imunologu i njohur është drejtues i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, dhe një ekspert me shumë kontribute në kërkimin mbi sëmundjet e SIDA-s, tuberkulozit, malaries dhe sëmundjeve autoimune, Fauçi ka këshilluar çdo president amerikan që nga presidenca e Ronald Reganit.

- Advertisement -

Dr.Fauçi, në intervistën tuaj të fundit me ne në gushtin e vitit 2020, ju parashikuat se me një vaksinë efektive, pandemia do të mbaronte deri në fundin e vitit 2021. Çfarë ndodhi?

Virusi bëri atë që tentojnë të bëjnë të gjithë viruset:Na befasoi. Një nga gjërat që nuk ishte parashikuar, ishte shfaqja e variantit Delta, që është më shumë infektiv ashtu edhe më agresiv sesa koronavirusi origjinal. Më pas, këtu në SHBA, ka pasur shumë njerëz që kanë rënë pre e propagandës së lëvizjes kundër vaksinimit.

- Advertisement -

Ndaj ka gjithmonë një popullatë të cenueshme që lejon përhapjen e virusit. Kështu po ndodh edhe në Gjermani. Më pas zbuluam se mbrojtja nga vaksina bie pas disa muajsh. Prandaj nisëm të marrim dozat përforcuese. Dhe pikërisht në këtë moment u shfaq edhe Omicron!

Varianti i ri, që është edhe më i transmetueshëm se sa Delta…

Po, është shumë më infektiv. Por ne po fillojmë të shohim nga studimet e kryera në Afrikën e Jugut, Britani, si dhe në disa studime të fundit në SHBA, se ashpërsia e sëmundjes është dukshëm më e vogël me Omicron. Ky është një lajm i mirë. Në Shtetet e Bashkuara, pjesa dërrmuese e shtrimeve në spital dhe e vdekjeve, regjistrohen në mesin e njerëzve të pan vaksinuar ose të vaksinuar, por që kanë mangësi të mëdha në sistemin imunitar.

Ju keni deklaruar së fundmi, se gati të gjithë njerëzit do të infektohen me variantin Omicron. A jemi tani dëshmitarë të hapave të fundit drejt shndërrimit të virusit në një endemi?

Unë mendoj se ne po shohim një lloj evolucioni tek një infeksion shumë më i përhapur, por që shkakton më pak simptoma të rënda. Të paktën shpresojmë të jetë kështu, por nuk ka asnjë garanci. Ne synojmë të arrijmë në një nivel të tillë kontrolli, ku njerëzit infektohen në masë, por që të kenë simptomat e të ftohurës së zakonshme, dhe të mos sëmuren rëndë.

Që të ndodhë kjo, shumë njerëz ose do të duhet të vaksinohen, ose ata që tashmë janë vaksinuar, kane qenë të infektuar dhe shëruar, duhet të marrin një dozë përforcuese të vaksinës anti-Covid. Kur të ndodhë kështu, me kalimin e vitit të ardhshëm, do të fillojmë të shohim edhe rënien e rasteve dhe reduktimin e shtrimeve në spital.

Kur të arrijmë në atë pikë, mund ta shohim Covid-19 si një sëmundje tjetër të frymëmarrjes, që nuk është problem për shumicën e popullsisë. Shpresoj të ecim në atë drejtim. Unë mendoj se jemi duke e bërë këtë, por për momentin nuk mund ta marrim lehtë duke thënë “Ky variant është më pak i rreikshëm, dhe pandemia ka mbaruar!”. Nuk ka ende asnjë garanci se ka ndodhur kjo gjë.

A do të ketë variante të tjera pas Omicron-it?

Duke pasur parasysh faktin se ka ende shumë vende në botë, sidomos ato me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku shkalla e vaksinimit është ende shumë e ulët, do të shohim vazhdimin e përhapjes së virusit.

Në këtë mënyrë, ne i japim mundësinë virusit të pësojë mutacione, dhe mund të mendohet që varianti i ardhshëm të ketë një shkallë të lartë transmetimi, por edhe më shumë agresiv.

Pak para Krishtlindjeve, policia arrestoi një burrë që po udhëtonte drejt Uashingtonit. Ai kishte në makinë një pushkë gjysmë automatike, municione të bollshme, dhe një listë me emrat e atyre që synonte të vriste, mes të cilëve edhe emrin juaj. Si ka mundësi që bëheni ju, një mjek dhe shkencëtar, objektiv i një urrejtjeje të tillë?

Ka njerëz në SHBA që e politizojnë përçarjen. Pra, unë jam shndërruar në një figurë polarizuese. Dhe për këtë fajtor nuk jam unë, por ekstremistët e të djathtës ekstreme ata që më kanë sulmuar personalisht, duke thënë se e kam krijuar unë virusin, një pretendim që është një marrëzi e pastër.

Ata më akuzojnë se po përpiqem që t’ua heq njerëzve lirinë, nëpërmjet apelit se ata duhet të vaksinohen. Ata thonë se kur unë u them njerëzve të mbajnë maska, jam duke cenuar lirinë e tyre personale. Në fakt unë kam promovuar vetëm praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit publik:merrni dozat përforcuese, mbani maska, dhe shmangni vendet e mbipopulluara.

Kur jemi përballë një sfide të shëndetit publik, është koha që të gjithë të bashkohen kundër armikut të përbashkët. Dhe armiku i përbashkët është virusi. Armiku i përbashkët nuk janë zyrtarët e shëndetit publik, të cilët po përpiqen të mbajnë nën kontroll përhapjen e virusit.

Në një dokumentar të transmetuar kohët e fundit, ju thatë se gjatë luftës tuaj kundër HIV-AIDS, u prekët nga Çrregullimet e Stresit Post-Traumatik (PTSD), për shkak se për shumë vite nuk patët asnjë përparim domethënës. A ju ka traumatizuar disi edhe pandemia e Covid-19?

Kur e pohova këtë gjë në dokumentar, theksova se si mjek jam kujdesur për mijëra individë të infektuar me HI,V dhe në vitet e para shumica prej tyre vdiqën pavarësisht se përpjekjeve të mia. Dhe kur t’i studion për t’u bërë mjek dhe një shërues, dhe të gjithë pacientët që ke vdesin, kjo gjë ka një ndikim shumë të madh psikologjik. Në lidhje me pandeminë aktuale, ndihem më shumë i zhgënjyer.

Pse?

Shkenca na ka dhënë vaksina shumë efektive, që mund të mbrojnë jetën e njerëzve. Dhe sigurisht që ato i mbrojnë kundër formave të rënda të sëmundjes. Zhgënjimi ka të bëjë me faktin që edhe pse kemi mjetet për të shpëtuar jetën e dikujt, për arsye politike disa nuk duan të vaksinohen, ndërsa ata që bëjnë thirrje për këtë gjë demonizohen.

Një tjetër senator republikan ju sulmoi ashpër kohët e fundit në një seancë dëgjimore në Senat, ndërsa në mediat sociale po vazhdon një fushatë urrejtjeje kundër jush. A është kjo ideja juaj mbi një jetë të përmbushur dhe të lumtur? Pse nuk braktisni gjithçka dhe të pushoni diku buzë një plazhi, duke shijuar vitet e mbetura të jetës?

Unë jam një mjek, një shkencëtar, dhe është përgjegjësia ime si drejtor i një institucioni shkencor që të zhvilloj vaksinat dhe terapitë, që na përgatisin të reagojmë ndaj epidemive dhe pandemive. Ne ndodhemi në mesin e një pandemie, dhe unë nuk kam pasur asnjë ditë pushimi prej gati 2 vitesh. Por kjo nuk bën ndonjë ndryshim për mua. Ne duhet t’i japim fund kësaj pandemi. Pastaj do të mendoj të shkoj për pushime në plazh, por jo tani./Bota.al/

Marrë me shkurtime nga “Der Spiegel”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit