12.7 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Shtëpia po digjej, dyvjeçari shpëton familjen duke i zgjuar nga gjumi

Rekomandime

Një djalë dyvjeçar ka shpëtuar familjen e tij kur shtëpia e tyre u përfshi nga zjarri në mes të natës dhe zgjoi prindërit e tij, të cilët nuk ishin në dijeni të tymit pasi kishin humbur nuhatjen për shkak të COVID-19.

Nathan 33 vjeçar dhe Kayla Dahl, 28, ishin në gjumë të thellë kur shpërtheu zjarri. Alarmet e zjarrit në shtëpi nuk u ndezën dhe ata nuk u zgjuan nga era e tymit.

- Advertisement -

Çifti humbi shqisën e nuhatjes dhe shijes kur u infektuan së fundmi me COVID-19.
Djali i tyre Brandon, i cili kishte fjetur në dhomën e ndenjes, u zgjua nga tymi dhe flakët dhe zgjoi nënën e tij.

“Ai më goditi me këmbë dhe po kollitej, më thoshte: Mami shumë nxehtë, nxehtë”, tha Kayla për Good Morning America.

“U zgjova dhe pash flakë në shtëpi”.

- Advertisement -

Prindërit u zgjuan shpejt dhe nxorën pesë fëmijët e tyre nga shtëpia që po digjej.

Një zjarrfikës vullnetar për gjashtë vjet, Nathan u kishte mësuar fëmijëve të tij se çfarë të bënin në rast zjarri, veçanërisht të mos preknin asgjë ndërsa përpiqeshin të shpëtonin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit