13.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Njeriu i Vladimir Putin në Beograd i ‘çuditur’: Rusia nuk e kupton se si ndarja e Kosovës paraqet precedent

Rekomandime

Ambasadori i Rusisë, Aleksandr Botsan-Kharchenko, që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, njëherë e kishte përshkruar si “Njësiti special diplomatik rus”, deklaroi se nuk e kupton se pse ndarja e Kosovës do të paraqiste precedent në Europë, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Në intervistë për të përditshmen serbe Politika, Ambasadori i Rusisë në Serbi, provoi të bindte publikun se nuk sheh arsye se pse ndarja e Kosovës përbën precedent për Europë.

“Rusia nuk ka qëndrim për ndarjen e Kosovës, e asnjë variant tjetër të zgjidhjes rreth kësaj çështje, por nuk e kupton se pse ndarja e Kosovës do të paraqiste precedent në Europë”, deklaroi ambasadori rus në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko.

“RSFJ u shpërbë në të gjitha mënyrat e mundshme. E pas të gjithave, doli që precedent nuk i ra të ishte as ndarja FRJ, e as vetë Serbisë, që ndarja e Kosovës të jetë precedent. Këto deklarata tingëllojnë çuditshëm”.

- Advertisement -

Duke e ditur politikën e Vladimir Putin dhe qëndrimet diplomatike të Rusisë rreth aneksimit të Krimesë prej Ukrainës, ndarjen e territoreve të Abkhazisë dhe Osetisë nga shteti Gjeorgjisë me dhunë nga vetë ushtria ruse më 2006’n, nuk habit aspak ‘çudia’ e ambasadorit rus Kharchenko.

Kharchenko ka përvojë të madhe diplomatik në Ballkan e kishte shërbyer edhe si ambasador në Bosnje e Hercegovinë deri më 2014’n, kur u kthye për të udhëhequr departamentin e 4’t të ministrisë së jashtme të Rusisë, që mbikëqyrte edhe Ballkanin. Rreth çështjes së Kosovës ishte përfshirë në treshen ndërmjetësuese së bashku me përfaqësuesit e SHBA dhe BE’së, po ashtu ishte i përfshirë edhe në Këshillin e Mbikëqyrjes së Paqes që monitoron implementimin e Marrëveshjes së Dayton.

- Advertisement -

Dikur Presidenti serb, Aleksandar Vucic, e kishte përshkruar Kharchenko si “diplomat i mprehtë, e fuqishëm” dhe se ishte anëtarë i “forcave speciale diplomatike ruse”. Kështu që çudia e tij me se pse ndarja e Kosovës do të ishte precedent tingëllon e çuditshme gjithashtu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit