1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Federata e Futbollit e Spanjës në takim urgjent shkaku i Kosovës

Rekomandime

Federata e Futbollit e Spanjës do ta mbajë një takim urgjent sot gjatë ditës, pasi Federata e Futbollit e Kosovës ia bëri me dije të martën se nuk do të pranojë të luajë kundër saj në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës këtë muaj, nëse flamuri dhe himni i Kosovës nuk respektohen.

Federata spanjolle tronditi dje kur njoftoi se do t’i referohej Kosovës si territor dhe se në vend të himnit të saj kombëtar, do të luante muzikë para takimit të 31 marsit në Sevillë.

- Advertisement -

FFK-ja ishte e shpejtë në reagimin e saj ndaj Spanjës, e cila ia kujtoi asaj rregulloret e FIFA-s dhe UEFA-s në lidhje me ndeshjet zyrtare.

Përpjekja e spanjollëve për ta minimizuar shtetësinë e Kosovës në ndeshjen e 31 marsit për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”, duke iu referuar Kosovës si territor, është e kot dhe e padrejtë. Ata janë të vetëdijshëm se në këtë datë do të përballen me Kombëtaren e Kosovës, e cila do të paraqitet si çdo shtet tjetër”, thuhej në reagimin e FFK-së të martën.

Kriteret e UEFA-s e FIFA-s janë të ditura e të qarta si kristali dhe Spanja e dinë këtë, prandaj çka do që thuhet e shkruhet nuk i ndërron këto rregulla dhe në asnjë mënyrë nuk do të ndërrohen. Nëse ata duan medialisht të arsyetohen para opinionit të brendshëm është çështje e tyre, por Kosova nuk do të bëjë asnjë lëshim – ne do të luajmë vetëm sipas kritereve dhe rregullave strikte të UEFA-s, me himn dhe flamur shtetëror, përndryshe ndeshja nuk do të zhvillohet”.

- Advertisement -

Kjo e ka shtyrë federatën spanjolle të thërret takim urgjent për ditën e mërkurës, për të gjetur një zgjidhje, sipas mediave në Spanjë.

Kosova është në Grupin B kualifikues për Kupën e Botës 2022, bashkë me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, tri prej të cilave s’e kanë njohur pavarësinë e saj.

- Advertisement -

Spanja s’e njeh Kosovën kryesisht për shkak të Katalonjës, rajonit të vet verilindor, e cila kishte votuar unanimisht në një referendum në vitin 2017 për t’u pavarësuar nga Spanja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit