1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Feministja e njohur e sulmon Vjosa Osmanin: Një simbol i kurrçkafit, një ingje

Rekomandime

Aktivistja e njohur e shoqërisë civile dhe feministja Blerta Avdili, e ka bërë një status në profilin e saj në Facebook në të cilin ka shkruar për kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin.

- Advertisement -

Për dallim nga shumë feministe e feministë të tjerë që i dolën në mbrojtje Osmanit pas shkarkimit që i bëri LDK-ja nga pozita e nënkryetares dhe e anëtares së kryesisë, Avdili ka një mendim krejtësisht ndryshe.

Ajo e ka quajtur Osmanin një “karrieriste manipulative” ndërkohë që i ka sulmuar edhe feministët që e mbrojtën duke i quajtur “ingje-feministë”.

“Ra kjo ingje u bo fenomen i populizmit të djathtë, që del në mikrofon sikur me def, e krejt i përmen ka pak, dhe i aktivizoj krejt ingje-feministet e kryeqytetit për me luftue për të”, shkruan znj. Avdili.

- Advertisement -

Osmani ishte shkarkuar nga këto pozita pasi ishte shprehur haptas kundër shumë vendimeve të partisë së saj, LDK-së. Ajo kishte gëzuar mbështetjen më të madhe brenda-partiake në LDK në zgjedhjet e 6 tetorit, madje edhe më shumë se Albin Kurti në Vetëvendosje.

Statusi i plotë:

- Advertisement -

A eshte qekjo Vjosa naive, apo moron?

Se qysh munesh me qene gjithe keto vite rreth Ises, e mos me dite cka po ndodhe, per pa qene: as naive, e as moron, por vetem nji karieriste manipulative.

Tash viktime e LDK-s sepse kjo shoqeri i don viktimat. Vetem kur shqiptaret e deshmojne se jane viktima, gjejne vlera ne veten e tyre dhe ne anetaret e komunitetit te vet.

Ra kjo ingje u bo fenomen i populizmit te djathte, qe del ne mikrofon sikur me def, e krejt i permen ka pak, dhe i aktivizoj krejt ingje-feministet e kryeqytetit per me luftue per te.

Kjo logjike e maskulinitetit toksik e mbyllun ne femen sikur nje xhind ne shishe, qe me krahasime post-natale na behet rojtare e institucioneve te mykta.

Me vjen keq per grate e motrat qe kane ra kaq poshte me u identifiku me kete simbol te kurqkafit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit