7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gara për dialogun, Lajçak i luan lojën Grenellit, thërret takim me 25 qershor, shkon Hoti

Rekomandime

Dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës i lehtësuar nga Bashkimi Evropian pritet të rifillojë të enjten në Bruksel. Lajmin e kanë konfirmuar nga zyra e kryeministrit për Gazetën Express.

- Advertisement -

Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, derisa, nga kabineti i Hotit na u është konfirmuar se kryeministri do të shkojë te enjten në Bruksel.

Deri më tani nuk dihet se kush do të jetë përfaqësues nga Beogradi.

Takimi Kosovë – Serbi po organizohet në Bruksel vetëm dy ditë para takimit në mes të dy shteteve në Shpinë e Bardhë me ndërmjetësimin amerikan.

- Advertisement -

Vazhdimi i dialogut në Bruksel, pason vizitën e përfaqësuesit të posaçëm BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd.

Lajçak tha në Prishtinë javën e kaluar se ai i dinte datat e dialogut, por se ai do t’i bënte publike ato pas konsultimit me palët. Lajçak të hënën po qëndron në Beograd ku është planifikuar të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -

Kjo raund i bisedimeve në Bruksel do të shënojë rifillimin zyrtar të dialogut, i cili është pezulluar tash e dy vite për shkak të vendosjes së taksës prej 100 përqind të mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovinën nga ish qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Taksa u shfuqizua më pas, sikurse edhe masat e reciprocitetit që u vendosën nga qeveria e ish-kryeministrit Albin Kurtit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit