Deputeti i PDK-së, Ferat Shala i cili ka qenë pjesë e UÇK’së, thotë se kryeministri Albin Kurti nuk është veteran i Iuftës, pasi ai nuk ka Iuftuar.
Shala në T7 tha se Kurtin për herë të parë e ka parë në malet e Berishës, ku kishte shkuar për t’i vizituar, duke thënë se kryeministrit vinte nga qytetit dhe i parfumosur, ndërsa atij i vinte era barut.
“Ligji i definon këto kategori dhe kategoria veteran Iuftëtar i ka kushtet dhe kriteret.
Nëse kryeministri i sotëm mundet e gjen veten moralisht publikisht në këtë kategori është çështje e ndërgjegjes së tij. Por janë dëshmitë të dhënat, statistikat.
Unë e mbaj në mend për herë të parë kur e kam pa gjatë Iuftës pati ardh në malet e Berishës me të thon të drejtën i pata marrë lakmi, mu m vike era barut, atij i vike era parfim.
Erdh prej qyteti nejti dy tri orë edhe u kthy.
Nuk u nal atje.
Parimisht është çështje që nuk kisha pas qef me komentu deklaratat e miqëve e bashkIuftarëve të mij por që Albin Kurti nuk ka qenë dhe nuk është veteran Iuftetarë se nuk ka Iuftu”, tha Shala.