4.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Ferizaj: Fillojnë punimet për ndërtimin e shtatores së presidentit të SHBA-ve Joe Biden (FOTO)

Rekomandime

Në nderim të përvjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sojevë të Ferizajt, pranë kampit “Bondsteel” është bërë inaugurimi i punimeve në projektin: “Hapësirat e gjelbra dhe shtatorja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden” .

- Advertisement -

Në këtë aktivitet të rrjetit të organizatave joqeveritare “Avonet” po marrin pjesë pjesëtarë të KFOR-it Amerikan nga kampi “Bondsteel” si dhe qytetarë të Ferizajt.

Projekti që do të jetë financim i qytetarëve dhe bizneseve ferizajase pritet të kushtojë mbi 600 mijë euro.

Paraprakisht pjesëmarrësit bënë homazhe tek obelisku në nderim të birit të presidentit amerikan Joe Biden, Beau Biden.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit