12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Festat në fundjavë i kanë ‘fshirë’ 51 ditë pune që nga viti 2012

Rekomandime

Edhe 6 të hëna janë pushim gjatë këtij viti në Kosovë, pas kësaj të 11 prillit.

Kjo, meqë në to shënohen festat zyrtare, sikur Dita e Kushtetutës që kësaj radhe ishte të shtunën.

- Advertisement -

Kështu, arrin në 8 numri i ditëve të punës që humben sivjet.

Ndërsa, gjatë dekadës së fundit (2012-2021) pushim ishin 43 ditë pune.

Për kësi pushime vendos Neni 4 i Ligjit për Festat Zyrtare të Kosovës që ka hyrë në fuqi që nga 23 maji i vitit 2008.

- Advertisement -

“Kur ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji bien ditën e shtunë ose të diel, ditë pushimi do të jenë ditët pasardhëse të punës”, thuhet në ligj,

Krahas vitit 2022 kur pushohet 8 ditë pune, më 2021, 2017, 2016 u humbën nga 6 ditë të tilla.

- Advertisement -

Më 2012, 5 ditë. Më 2020, 2019, 2018 nga katër ditë pushumë në ditë pune, 2015-ta e 2013-ta nga tre ditë pushim, si dhe 2014 me dy ditë pushim në ditë pune. .

Ligji për Festat Zyrtare të Kosovës duke i pasur parasysh respektimin e historisë, kulturës dhe të traditave, të popullit të Kosovës dhe të shtetasve të saj, i përfshin 11 festa.

Të cilat janë:

Viti i Ri-1 dhe 2 janari;
Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 Shkurti;
Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, 9 Prilli;
Dita Ndërkombëtare e Punës, 1 Maji;
Dita e Evropës, 9 Maji;
Bajrami i Madh, dita e parë;
Bajrami i Vogël, dita e parë;
Krishtlindjet Katolike, 25 dhjetor;
Krishtlindjet Ortodokse, 7 janar;
Pashkët Katolike, E hëna e Pashkëve;
Pashkët Ortodokse, E hëna e Pashkëve.
Pos këtyre festave, kuvendet komunale mund të përcaktojnë edhe festa të tjera, kjo pasi lejohet me nenin 7 të këtij Ligji

“Kuvendet komunale mund të përcaktojnë ditët e komunave të tyre si dhe ditët memoriale të komunave në harmoni me këtë ligj”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit