Federata e Futbollit të Kosovës, sot ka zbuluar agjendën e ‘Dardanëve’ për ndeshjen kundër Anglisë, që do të zhvillohet ditën e diele me fillim nga ora 18:00.
Dardanët tashmë janë të gatshëm që në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ta presin fuqinë botërore Anglinë, shkruan Reporteri.net.
Djelmoshat e Challandes duhet ta harrojnë humbjen ndaj Çekisë, prej 2:1 në ‘Doosan Arena’ dhe të fokusohen për takimin e madh me ‘tre luanët’.
Ekipi i Bernard Challandes do ta zhvillojë sot një seancë stërvitore nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndërkaq, trajneri Challandes do ta mbajë nesër një konferencë për shtyp nga ora 17:15, kurse Kosova do të ushtrojë nga ora 18:00.
E anglezët nuk do të ushtrojnë fare në Kosovë, por vetëm do ta mbajnë një konferencë për shtyp nga ora 19:30.