14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Fifi: Shumë fyese e ofenduese për shqiptarët e Kosovës nëse Bregoviç këndon në Korçë

Rekomandime

Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, i ka bërë thirrje Bashkisë së Korçës që ta tërheqin Bregoviçin nga festivali i ‘Festës së Birrës’.

Ajo përmes një shkrimi të ndarë në InstaStory ka kujtuar masakrat dhe të gjitha padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve dhe se për këtë një artist i tillë nuk duhet të jetë pjesë e atij evenimenti.

- Advertisement -

E njëjta po ashtu ka shpërndarë edhe reagimin e klubit zyrtar të tifozëve të Kombëtares Shqiptare, të cilët kërkuan me çdo kusht që ta ndalin këtë organizim.

“Po besoj se do të jetë shumë fyese e ofenduese për shqiptarët e Kosovës nëse ai këndon në Korçë. Gjatë gjithë luftës në Kosovë çetnikët janë ushqyer me këngët e këtij dhe kanë bërë masakra me vëllëzërit, motrat, fëmijët, nënat dhe pleqtë kosovarë”.

Reagojnë Tifozat Kuq e Zi – japin paralajmërimin fundit: Tërhiqeni Bregoviqin, në mënyrë që festivali të mos përfundojë ashtu siç nuk duhet.

“Po uroj shumë të bëhet bojkot ky organizim se fundi nuk besoj se do të jetë i mirë”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit