3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë dhe paralajmërimi për greva, flet Rrahman Jasharaj

Rekomandime

Më shumë se 345 mijë nxënës të nivelit parauniversitar janë kthyer sot në bankat shkollore, pas 30 ditësh pushim. Por, para fillimit të këtij gjysmëvjetori, Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, kishte paralajmëruar greva, nëse Qeveria nuk i plotëson kërkesat e mësimdhënësve.

- Advertisement -

Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor ka nisur sot, pavarësisht paralajmërimit të SBAShK’ut se do të ketë greva të mësimdhënësve.

SBAShK’u po kërkon që Qeveria e Kosovës ta mbështesë sektorin e arsimit me para shtesë, për shkak të rrezikshmërisë nga koronavirusi.

Kjo sindikatë po ashtu kërkon kontratë kolektive të përhershme për punëtorët e arsimit, e cila ndër tjerash, do të parashohë tri paga me rastin e pensionimit, nga një pagë jubilare dhe shujta.

- Advertisement -

Kryetari i SBAShK’ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar për Gazetën Express se Këshilli Drejtues e ka autorizuar atë që kërkesat e mësimdhënësve të zgjidhen duke dialoguar me Qeverinë.

“Besoj se mësimi ka filluar në të gjitha institucionet e mësimit parauniversitar. Këshilli Drejtues pas një debate ka vendosur që gjysmëvjetori i dytë të fillojë. Këshilli Drejtues ka autorizuar kryetarin që kërkesat të zgjidhen me dialog”, ka deklaruar Jasharaj.

- Advertisement -

Jasharaj ka deklaruar se nëse Qeveria nuk i merr parasysh kërkesat e SBAShK’ut, nuk përjashtohet greva.

“Këshilli Drejtues ka marrë vendim që përmes drejtorëve komunalë të shpërndahen formularë që kolegët të deklarohen për autorizimin e kryetarit dhe kryesisë që nëse kërkesat tona Qeveria Hoti të bëjë mbështetje materiale për arsye të rrezikshmërisë nga covidi dhe të nënshkruhet kontrata e re kolektive, nëse ndodhin do të kemi situatë të qetë, punëtorët e arsimit do të japin kontributin e tyre. por, nëse kërkesat tona nuk plotësohen, greva është opsion i hapur”, ka thënë Jasharaj për Express.

Paralajmërimi i SBAShK’ut për të hyrë në grevë nëse Qeveria nuk i plotëson kërkesat e mësimdhënësve, ndërkaq gjatë vitit të kaluar ata kanë punuar nga shtëpitë, ka ngjallur reagime të mëdha në Kosovë.

Por, Jasharaj thotë se mësimdhënësit po kërkojnë mbështjetje financiare për kohën që kanë punuar nëpër shkolla.

“Ata që na kanë kritikuar mbase janë thirrur në vitin e kaluar shkollor pasi jo me vendimin tonë por të IKSHPK dhe MSH mësimi kishte kaluar në mësim online. Kërkesat tona kanë të bëjnë me këtë vit shkollor, pasi kërkesat e mësimdhënësve ka qenë t’i kthehen mësimit nëpër shkolla. Vetë Kryeministri Hoti dhe ministrt Likaj e kanë pranuar se sektori i arsimit doli më i prekuri me covid, kjo ishte arsyeja që ne në mënyrë legjitime kërkuam që ashtu siç u mbështetën sektorët tjerë të mbështetet edhe sektori i arsimit. E kemi fjalën për këtë vit kur është punuar nëpër shkolla”, ka deklaruar Jasharaj.

Ai thotë se SBASHK’u po kërkon mbështetje financiare për të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit që janë të rrezikuar nga virusi COVID-19, ndërkaq shuma që kjo sindikatë kërkon është 100 euro.

“Kërkojmë mbështetje financiare për të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit, të gjithë janë të rrezikuar nga covidi. Po kërkojmë siç është vepruar për sektorët tjerë, një shtesë në pagë, jo rritje në paga. Kemi kërkuar mbështetje më të vogël se mjekët, sepse ata kanë qenë në front të parë me pacientët dhe meritojnë më shumë. Shuma që e kërkojmë është 100 euro për të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit”, ka deklaruar Jasharaj.

Ndërkaq ai ka bërë të ditur se numri total i punëtorëve të arsimit mund të arrijë mbi 28 mijë.

Ndryshe, gjysmëvjetori i dytë i viti shkollor ka filluar sipas skenarit A dhe varësisht nga gjendja me pandemi, mund të kalojë në skenarin B – mësim i kombinuar ose mësim online, si pjesë e skenarit të tretë C nga MASH.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit