10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ne i bëjmë hajnat heronj, e kemi në gjak

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Po ti hedhësh një sy internetit, e sheh të mbushur me glorifikime për kaçakët dhe Lëvizjen Kaçake. Asnjë fjalë kundër tyre se sheh.

Në anën tjetër, kur e hulumton termin kaçak të del diçka komplet tjetër: Hajn, cub që ka ikë prej shpije e jeton maleve.

Ne, të pushtuar gjatë gjithë historisë, filluam ti dojmë ata pasi ata domosdoshmërisht nga mania për të vjedhë konfrontoheshin me pushtetin. E pushteti ishte pushtuesi, duke filluar nga Perandoria Osmane, kur lindi Lëvizja Kaçake në këto troje.

- Advertisement -

Pra, ata ne i shihnim si mbrotjës. Dhe të tillët nuk ishin budallenj. Vidhnin, kryesisht popullin e vet, dhe për ta marrë simpatinë e popullit, konfrontoheshin me pushtuesin.

Vit pas viti, shekull pas shekulli ne mësuam ti duam këta njerëz dhe ti shohim si përfaqësues të popullit.

- Advertisement -

Sikur një popull do nbretin dhe mbretëritë e veta, ne i kemi në gjene kaçakët dhe cubat e maleve. Na rrënqethet gjaku nga historitë për ta.

Të pushtuar gjithnjë, kjo krijoi maninë tonë tjetër, mos me e deshtë shtetin dhe me pasë synim vjedhjen e tij aq sa të mundemi, pa pikë mëshire.

Jemi mësuar ti dojmë aq shumë, sa kemi arritur ti kemi në pushtet vit pas viti. I lam madje edhe 20 vjet me na qeverisë palufte, deri e bënë Kosovën rrapitoll.

Një katarsis po ndodhë me zgjedhjen e Albin Kurtit. Vendosëm ti dënojmë, pasi e shohim si mundësi të jemi kaçakë vet e jo kojshia jonë. Pra, nuk dojmë ta ndajmë pIaçkën e shtetit me tjerët.

Kurti do të duhej të na mësonte një kulturë tjetër. Shumë afër Azem Bejtës lindi dhe u rrit Hasan Prishtina. Ai, jo vetëm që nuk ishte cub a kaçak, por shkriu pasurinë e tij për këtë vend. Nuk mund ti doni të dy njësoj, sikurse nuk mund ti doni njësoj as Albin Kurtin e Hashim Thaçin. Cilët doni ti doni vendosni vet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit